Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Mikllosh Harashi tha sot se Rusi ka dështuar që ti plotësojë përkushtimet për liri të shtypit gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2 dhjetorit.
Zoti Harashi sot ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov i paraqiti listën e detajuar të shkeljes së të drejtave të mediave dhe tha se dëshiron ti përkujtoj atij për përkushtimet e Rusisë për garantimin e mbulimit korrekt dhe të lirë të mediave gjatë zgjedhjeve.
Zgjedhjet e 2 dhjetorit, në të cilat fituese doli partia e presidentit Putin, Rusia e Bashkuar, janë kritikuar si jo korrekte nga OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe nga qeveritë perëndimore.
Presidenti Putin tha se fitorja bindëse e partisë së tij ishte shprehje legjitime e besimit të publikut.
XS
SM
MD
LG