Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur refuzimin e referendumit në Venezuelë, i cili do ti lejonte presidentit Hugo Chavez të mbetej president me mandat të pakufizuar.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Gordon Xhondoe i uroi shtetasit e Venezuelës për atë që e cilësoi si ''dëshirë të vazhdueshme për të jetuar në liri dhe demokraci''.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Shon Mekkormak tha se rezultatet e referendumit tregojnë se qytetarët e Venezuelës nuk dëshironin përkeqësimin e mëtejmë të demokracisë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG