Ndërlidhjet

DOBBINS:"KOSOVA PAVARËSOHET DISA JAVË PAS 19 DHJETORIT"


James DOBBINS, ish - emisar i SHBA-ve për Ballkanin

RADIO EVROPA E LIRË
Delegacioni kosovar thotë se bisedimet për statusin kanë marrë fund, por Beogradi kërkon bisedime shtesë. Si e shihni këtë situatë?

JAMES DOBBINS
Bashkësia ndërkombëtare do të insistoj që 10 dhjetori të konsiderohet fund i bisedimeve.

RADIO EVROPA E LIRË
Tre ndërmejtësit ndërkombëtar, pas bisedimeve në Prishtinë dhe Beograd, kanë thënë se u kanë prezantuar të dy palëve draftin e raportit që do t'i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara deri më 10 dhjetor. Ky dokument nuk ka rekomandimin për statusin e Kosovës, siç ishte rasti me planin e Ahtisaarit. Si duhet kuptuar këtë raport?

JAMES DOBBINS
Mendoj se raporti do të konfirmoj se përpjekjet shtesë për të tejkaluar dallimet ndërmjet delegacionit kosovar dhe serbë kanë dështuar.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihni ju zgjidhjen e statusit përfundimisht?

JAMES DOBBINS
Mendoj se statusi nuk do të zgjidhet përmes ndonjë marrëveshje. Mendoj se një numër i vendeve duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian do të njohin pavarësinë e Kosovës dhe do të kërkojnë nga qeveria e Kosovës që të përgatitet për zbatimin e rekomandimeve nga plani i Ahtisaarit.

RADIO EVROPA E LIRË
Zyrtarë të lartë serbë thonë se Beogradi do t'i kundërpërgjigjet deklarimit të pavarësisë nga ana e institucioneve kosovare. Çfarë kundërpërgjigje mund të shohim?

JAMES DOBBINS
Ata do të vazhdojnë të refuzojn njohjen dhe do të thonë se statusi i Kosovës nuk ka ndryshuar.

RADIO EVROPA E LIRË
Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian janë për një pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, por Rusia vazhdon të kundërshtoj. A mendoni se në fund Këshilli i Sigurimit mund të jetësoi koncenzus rreth kësaj çështje?

JAMES DOBBINS
Nuk duket e mundur.

RADIO EVROPA E LIRË
Përfundimisht në cilën periudhë kohore pritni vendimin për statusin e Kosovës?

JAMES DOBBINS
Mendoj se disa javë pas 10 dhjetorit dhe takimit të Këshllit të Sigurimit më 19 dhjetor, qeveria e Kosovës në konsultime me vendet që janë të përgatitura për të njohur pavarësinë e Kosovës, do ta shpallë pavarësinë që do të njihet nga këto vende. Këto vende duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe shumicën nëse jo të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, do të bashkëpunojn me qeverinë e Kosovës për të zbatuar një prani ndërkombëtare në harmoni me propozimet e Ahtisarit.

Intervistoi: Fatmir BUJUPI
XS
SM
MD
LG