Ndërlidhjet

UASHINGTON/TEHERAN


Presidenti Iraninan Mahmud Ahmadinexhat tha se raporti liri i shërbimeve amerikane të zbulimit është deklarim i fitores për kombin iranian kundër fuqive botërore.
Raporti i agjencive amerikane të zbulimit thotë se Teherani ka ndërprerë programet e armëve bërthamore katër vjet më parë.
Presidenti amerikan, George Bush tha se Irani mbetet i rrezikshëm dhe se të gjitha opcionet janë ende në tryezë.
"Për mua zbulimi kombëtar na jep një mundësi për të bashkuar komunitetin ndërkombëtar. Unë vazhdoj të mbledh bashkësinë ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj Iranit për të pezulluar programet bërthamore. Diplomacia më e mirë dhe më efikase është ajo që i lë të gjitha opcionet mbi tryezë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG