Ndërlidhjet

KOSOVA THELLON NDARJEN MES RUSISË DHE PERËNDIMIT


Independent

E përdishtmja britanike Independent në tre analiza botuar në numrin e sotëm trajton problemin e Kosovës.
"Pasionet lokale dhe dëshira për shkëputje", është titulli i kryeartikullit në të përditshmen Independenet, sipas së cilës dështimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë rrit rrezikun për një jostabilitet jo vetëm mes dy entiteve.
Nëse Kosova, e cila ende nuk është në gjendje për të qëndruar në këmbët e veta ekonomikisht, fiton pavarësinë cfarë do ndodhë me Republikën Serbe në Bosnjë? Cfarë do të ndodhë me konfliktet e ngrira të krijuara pas rënies së Bashkimit Sovjetik? Cili do jetë cmimi që duhet paguar për paqen në Evropën Juglindore dhe Kaukaz? Cili do jetë ndikimi për enklavat spanjolle në Afrikën e Veriut? Janë disa nga pyetjet që ngre kryeartikulli i Independent në rast se Kosova shpall pavarësinë.
Ndonëse konstitucionalistët nuk gabojnë kur i heqin paralele të tilla, duhet theksuar se rreziku me i madh është nëse i mohohet Kosovës pavarësia. Bashkimi Evropian mund të këtë të drejtë nëse kërkon bisedime shtesë, por nuk do mund të jetë në gjendje të ndryshojë ambiciet e shqiptarëve etnikë, shkruan gazeta.
Një shtet gjysmë i pranuar ndërkombëtarisht ndoshta do jetë më e mira që mund të presim, derisa njohja e pavarësisë së Kosovës do ndjekë zhvillimin e fakteve në terren. Një përfundim i tillë gradual dhe paqësor megjithatë do varet nga vetpërmbajtja e palëve, përfundon kryeartikulli në Independnet.
Në një tjetër analizë botuar në të njëjtën gazetë, e cila ka për autor Ivor Robert, ish ambasador i Britanisë në Jugosllavi mbrohet ideja e coptimit si përgjigjja më e mirë për cështjen e Kosovës.
Status quo nuk është e qëndrueshme, por ne duhet ta ndryshojmë atë për të mirë e jo për më keq. Në këtë kuptim Kosova duhet të bëhet e pavarur, por jo në kufijtë aktual, shkruan ish ambasadori britnaik në Beograd për të përditshmen Independent.
Është e vështirë të kuptohet përjashtimi i coptimit si mundësi nga bashkësia ndërkombëtare kur vetë shkëputja e Kosovës nga Serbia është një lloj ndarje. Nga ana tjetër shqiptarëve të Kosovës iu është thënë se nuk mund të bashkohen më Shqipërinë. Kjo është absurde. Nëse dy shtete të pavarura dëshirojnë të bashkohen pa destabilizuar fqinjët nuk ka arsye që t'i pengojë ato nga rruga e bashkimit.
Coptimi i Kosovës nuk do kënaqë asnjërën palë, por fakti që të dyja palët do ndjejnë dhimbje nga zgjidhja mund të cojë drejt një stabiliteti, përfundon analiza e ish ambasadorit britanik, Ivor Roberts në të përditshmen Independent.
Në artikullin e tretë të po kësaj gazete britanike analizohet ndarja mes Perëndimit dhe Rusisë për shkak të Kosovës. Raporti i treshes ndërkombëtare do përmbledhë propozimet e hedhura poshtë nga palët, që variojnë nga coptimi tek federata apo statusi neutral, plan i cili nuk e përmend fjalën pavarësi. Raporti i treshes nuk do rekomandojë një zgjidhje të caktuar.
Diplomatët e dinë se të zbatohet një plan për Kosovën pa miratimin e Kombeve të Bashkuara, duhet që Bashkimi Evropian të jetë i përgatitur të përballet me Rusinë. Rusia nën drejtimin e Vladimir Putinit ka treguar se nuk heziton të përballet me Perëndimin. 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbeten të ndara. Vende si Spanja, Sllovakia, Hungaria, Greqia, Qiproja dhe Rumania janë të shqëtuara për krijimin e precedentit për lëvizjet separatiste në pjesë të tjera të botës, përfundon analiza në Independent.
XS
SM
MD
LG