Ndërlidhjet

logo-print

ROMË


Ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i Qeverisë italiane Masimo D'Alema i ka deklaruar gazetës ''Matino'' se nuk sheh alternativë për pavarësinë e Kosovës.
"Në të ardhmën nuk shoh alternativë për pavarësinë e Kosovës. Por nga Kosova duhet kërkuar përgjegjësi, sepse nga ky proces Serbia nuk bën të dalë e humbur dhe e poshtëruar", ka thënë D'Alema.
Ai ka vënë në pah se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të ketë qëndrim unik rreth përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, sepse ky është parakusht për epilogun pozitiv të procesit.
XS
SM
MD
LG