Ndërlidhjet

PRAGË


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed ElBaradei tha se vlerësimi i kundërzbulimit amerikan i ka ofruar Iranit mundësi për të zgjidhur krizën rreth programit bërthamor. Sipas raportit, Teherani i ka ndërprerë programet e armëve bërthamore katër vjet më parë.
Presidenti iraninan Mahmud Ahmadinejad tha se raporti është deklarim i fitores për kombin iranian kundër fuqive botërore.
Presidenti amerikan, George Bush tha dje se Irani mbetet i rrezikshëm dhe se të gjitha opcionet janë në tryezë. Sot sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice tha se megjithate, regjimi i Iranit mbetet problematik.
"Është pikëpamje shumë e fuqishme e administratës amerikane se regjimi iranian mbetet problematik dhe i rrezikshëm, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkohet rreth rezolutave të Këshillit të Sigurimit, të cilat i kërkojnë Iranit të ndërpresë aktivitetet e pasurimit të uraniumit", tha Rice.
XS
SM
MD
LG