Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey tha se rruga më e mirë për të ecur përpara është zbatimi i planit të Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës.
"Besojmë se rruga më e përshtatshme të ecet përpara pas dështimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Treshja, është zbatimi i planit të Ahtisarit përfshirë pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës", ka thënë Casey.
"E dimë që këto janë çështje të shoqëruara me shumë vështirësi dhe me shumë emocione, por dëshiroj të theksoj se është e qartë cili do jetë fundi i procesit", tha Casey.
XS
SM
MD
LG