Ndërlidhjet

logo-print

SOFJE


I dërguari amerikan në Treshen ndërkombëtare, Frank Wisner tha se pas dështimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të vihet në jetë propozimi për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.
"Pas shterjes së procesit negociator, në tryezë është propozimi i ofruar nga ish presidenti finlandez Martti Ahtisaari dhe ai meriton të zbatohet", tha Wisner.
"Pikëpamja ime është se autoritetet në Kosovë janë njerëz që gjykojnë dhe e kuptojnë se për të ardhmen e tyre nevoitet konsenzusi, prandaj ata do të jenë të kujdesshëm. Jam i bindur se ata do të ushtrojnë përgjegjësi", tha Wisner pas takimit me ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Ivaylo Kalfin.
XS
SM
MD
LG