Ndërlidhjet

MOSUL


Sekretari i mbrojtjes Robert Gates tha se Iraku nuk është larg stabilitetit dhe demokracisë. Gates i bëri këto komente gjatë një vizite të paparalajëruar në Irak.
"Muajve të fundit ka patur ndryshime dramatike në gjendjen e sigurisë në mbarë Irakun. Dhuna ka rënë në nivelin më të ulët që nga shpërthimi në xhaminë Samarra para më shumë se dy vjetësh. Shumë refugjatë janë kthyer, ndërsa investimet e huaja janë rritur", tha Gates pas takimit me udhëheqësit irakianë.
Ndërkohë, të paktën 14 njerëz e humbën jetën dhe 30 u plagosën nga një shpërthim në Bagdad. Më herët, 8 veta u vranë nga shpërthimet në Mosul dhe Bagdad.
Po sot, ushtria amerikane tha se një ushtar i saj është vrarë dhe tre janë plagosur dje në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG