Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara presin që në ditët dhe javët që vijnë të zhvillohen bisedime në Kombet e Bashkuara dhe në forumet tjera rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës, por konsiderojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet në bazë të planit të Marti Ahtisaarit.
"Konsiderojmë se ne dhe BE-ja e ndajmë pikëpamjen e njëjtë se duhet të zgjidhet statusi përfundimtar i Kosovës në pajtim me planin e Ahtisaarit", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse që Serbia dhe shqiptarët e Kosovës paralajmëruan se do të përmbehen nga dhuna.
XS
SM
MD
LG