Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ratko Mlladic, i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit sipas të gjitha gjasave fshihet në Serbi, tha Vladimir Vukcevic, kryeprokurori i Serbisë për krime lufte.
Kjo deklaratë bie në kundërshtim me atë të autoriteteve serbe se Mlladic nuk gjendet në Serbi, në të kundërt do të ishte arrestuar.
Më tej Vukcevic tha për mediat serbe se megjithatë rrjeti i mbështetësve të Mlladicit po zvogëlohet. Lidhur me të kërkuarin tjetër Radovan Karaxhiq, kryeprokurori serb për krime lufte tha se Karaxhiq ka qenë në Beograd në vitin 2004 dhe nuk e dinte pse nuk ishte arrestuar.
XS
SM
MD
LG