Ndërlidhjet

logo-print

OMAHA


Presidenti amerikan George Bush i ka bërë thirrje Teheranit të sqarojë gjithcka rreth programeve bërthamore, duke shtuar se kjo cështje duhet trajtuar nga bashkësia ndërkombëtare.
"Iranianët kanë një zgjedhje strategjike për të bërë. Ata mund të jenë të hapur me bashkësinë ndërkombëtare rreth aktiviteteve të tyre bërthamore dhe të pranojnë ofertën për pezullimin e programeve të pasurimit të uraniumit, duke iu kthyer tryezës së bisedimeve. Në të kundërt mund të vazhdojnë rrugën e izolimit që nuk është në të mirë të popullit iranian. Zgjedhja është në dorë të regjimit iranian", tha Bush.
Uashingtoni do vazhdojë të kërkojë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit.
Qëndrimet e fundit të Shtëpisë së Bardhë janë përsëritur vetëm pak ditë pas publikimit të raportit të shërbimeve amerikane të zbulimit në të cilin thuhej se Irani ka hequr dorë nga prodhimi i armëve bërthamore katër vjet më parë.
XS
SM
MD
LG