Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, duke pasur parasysh dështimin e bisedimeve shtesë, tha kancelari austriak Alfred Gusenbauer. "Nuk ka alternativë për pavarësinë" ka thënë kreu i ekzekutivit austriak në një intervistë që do botohet nesër në të përditshmen Kurier.
Në të përditshmen tjetër austriake, "Die Presse" zëvendës i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan thotë se "Kosova do bëhet e pavarur në tremujorin e parë të vitit tjetër".
"Askush nuk mund ta parandalojë pavarësinë e Kosovës, por shtyrjet vetëm do ta destabilizonin rrezikshëm situatën", tha diplomati austriak për të përditshmen vjeneze Die Presse.