Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kosova do të bëhet e pavarur në maj të 2008-ës nëse SHBA-të dhe vendet kryesore të BE-së do ta mbështesin vendosmërisht, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
"Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të duhej që megjithë kundërshtimet e Serbisë dhe Rusisë, menjëherë të fillojnë zbatimin e planit për të orkestruar tranzicionin paqësor që do të kulminonte me pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës në maj, 2008". Sipas GNK-së, "në takimin e shefave të shteteve dhe të qeverive në 14 dhjetor, Bashkimi Evropian duhet zyrtarisht të thotë se negociatat Kosovë-Serbi i konsideron të përfunduara, dhe se është i gatshëm të vendosë misionin në Kosovë".
Raporti thotë se SHBA, Britania e Madhe dhe Franca duhet të punojnë shumë në Nju Jork, madje të jenë të gatshme për dëmtim të marrëdhënieve me Rusinë.
XS
SM
MD
LG