Ndërlidhjet

HAGË


"Varet plotësisht nga Bashkimi Evropian nëse do ta kemi Mlladicin në Hagë në javët apo muajt që vijnë", tha kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Carla Del Ponte.
Del Ponte, e cila largohet nga detyra në fund të vitit, më 10 dhjetor para Këshillit të Sigurimit do paraqesë raportin mbi bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën e Hagës.
Del Ponte shtoi se nëse Mlladici deri të hënën nuk është në Gjykatë atëherë vlerësimi i saj për Beogradin do jetë negativ.
"Sipas vlerësimit tim vendimi për Kosovën e pengon arrestimin e Mlladicit", tha Del Ponte.
XS
SM
MD
LG