Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara nuk presin që në Kosovë të shpërthejë dhunë pas paraqitjes së raportit të Treshes ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, për të shtuar se Uashingtoni e mbështet pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. "Sa i përket politikës amerikane për Kosovën, ne kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim qëndrimin, i cili është më i miri për të ecur përpara, pavarësinë e mbikëqyrur në përputhje me planin e Ahtisaarit", tha Casey, për të sqaruar: "Nëse negociatat janë konkluduar pa sukses dhe pa marrëveshje mes palëve, atëherë ne bëjmë thirrje për ta mbështetur periudhën e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën", tha ai. Në pyetjen se si do veprojë administrata nëse Kosova njëanshëm e shpall pavarësinë, Casey tha: "Jam i sigurt se do të reagojmë në mënyrë të duhur në çfarëdo rrethane, por nuk do të doja të spekuloj se çfarë do të bëjë ndonjëra nga palët pas skadimit të afatit përfundimtar". Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit gjithashtu tha se "ushtria e Shteteve të Bashkuara është e angazhuar në Kosovë prej vitit 1999 si pjesë e KFOR-it" dhe do të mbetet edhe më tej atje.
XS
SM
MD
LG