Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i KB, Ban Ki-Moon sot pritet ta marrë raportin e Treshes ndërkombëtare për Kosovën. Ban tha se pret që raporti të vlerësojë se palët nuk arritën të merren vesh për të ardhmen e Kosovës.
"Jam i shqetësuar nga ky nivel i progresit. Do të pres Treshen dhe raportin e tyre do t'ia përcjell Këshillit të Sigurimit për udhëheqje të mëtejme", tha Ban Ki-Moon.
I dërguari amerikan, Frank Wisner tha për AP se konkluzat e raportit janë të qarta, se në bisedimet e sapo përfunduara në Vjenë nuk u arrit marrëveshje.
Pritet që Këshillit i Sigurimit të diskutojë për raportin në 19 dhjetor.
XS
SM
MD
LG