Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç tha se nëqoftëse shtetet dhe organizatat e veçanta do të njihnin pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk do të kishte zgjidhje dhe do të duhej ti rishikojë marrëdhëniet e saj me ta. Jeremiq tha se është duke u përpjekur t'i bindë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, që t'i zgjatin negociatat për statusin e Kosovës për një periudhë të shkurtër kohore ndërsa epilogun ta lënë të pasigurtë, në mënyrë që të mund të arrihet kompromisi.
Lidhur me reagimin e mundshëm të Beogradit ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Jeremiç i ka thënë agjencisë Associated Press se "Serbia do t'i shqyrtojë të gjitha opcionet, përfshirë ato ekonomike". "Ne e ruajmë të drejtën t'i përdorim të gjitha instrumentet e mundshme për të zbrapsur një vendim të tillë. Do të jemi të kujdesshëm dhe pragmatikë, që kjo të ndikojë sa më pak tek njerëzit e thjeshtë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare të tyre", tha Jeremiç.
XS
SM
MD
LG