Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s u pajtuan sot që të mbajnë një forcë të fuqishme paqeruajtëse në Kosovë, që do të jetë e gatshme t'i kundërpërgjigjet dhunës eventuale gjatë periudhës kur pritet përcaktimi i statusit të Kosovës, pas dështimit të negociatave ndërmjet Perishtinës e Beogradit, të udhëhequra nga Treshja ndërkombëtare. "NATO-ja do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çfarëdo përpjekjeje për rrezikimin e sigurisë të secilit popull në Kosovë", thuhet në kumtesën nga ky takim. Para fillimit të takimit, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jaap De Hoop Scheffer tha se "NATO-ja e vazhdon përkushtimin e saj se siguria dhe stabiliteti i rajonit mbetet çështje krysore dhe se do të veprojmë vendosmërisht kundër secilit që synon të përdorë dhunë". Ai mëtutje u shprehë se "pavarësisht nga përfundimi i procesit për status, Kosova do të mbetet vend ku shqiptarët dhe serbët e Kosovës dhe të tjetër do të mund të jetojnë të lirë, së bashku, në paqe, pa frikë dhe pa kërcënime". Sekretari i jashtëm brtianik, David Miliband tha para takimit se beson se "mund të arrijmë një shkallë të lartë të unitetit lidhur me çështjen e Kosovës". Ndërkaq, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me kolegët e vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel, tërhqoi vërejtjen se çfarëdo zgjidhje për statusin e Kosovës, që nuk është brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara do ta çojë Evropën në "në një teposhtëze të rrëshqitshme" kah jostabiliteti.
XS
SM
MD
LG