Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se Serbia është absolutisht e përgatitur për t'i mbrojtur qytetarët serbë në Kosovë, por duhet të kihet parasysh se vetëm në mëynrë të qetë mund të mbrohen jetët e njerëzve dhe interesat kombëtare. "Çdo luftë dhe dhunë me siguri e rrezikon çfarëdo mundësie që Kosova të mbetet në Serbi, por ajo kërcënon edhe interesat elementare jetësore të qytetarëve", tha zoti Tadiq. Mëtutje ai u tha agjencive beogradase të lajmeve se nëse ndodhë shpallja e pavarësisë, Serbia "ka një varg masash nga fusha e diplomacisë, që mund të zbatohen kundër atyre, që një deklaratë të tillë e miratojnë dhe kundër qeverive të shteteve që këtë deklaratë do ta mbështesin", tha zoti Tadiq.
XS
SM
MD
LG