Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Pas një rrahjeje ndërmjet banorëve të Gorazhdevcit dhe pjesëtarëve të sigurimit të kryeadministratorit të Kosovës, Joachim Ruecker dhe komandantit të KFOR-it, Xavijer de Marnhac, policia ka ndaluar disa pjesëmarës në këtë rrahje, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë së Kosovës, Avni Xhevukaj. "Kjo është më tepër se presion, ky është kërcënim i plotë" u tha zoti Ruecker gazetarëve, pas incidentit. Ai u shprehë se i ishte thënë se Beogradi kishte dorë në incident dhe "ne do të përpiqemi ta çertifikojmë këtë. Por, kjo është absolutisht e papranueshme", tha Joachim Ruecker. Raportohet se në orët e vona të pasditës, një grup i serbëve janë përleshur me ushtarët e KFOR-it, të cilët ishin në përcjellje të kryeadministratorit Ruecker dhe komandantit Marnhac. Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë në Kosovë, kishin shkuar atje për tu takuar me serbët lokalë. Gjysmë ore pas fillimit të takimit, një grup i serbëve i ishte afruar ndërtesës ku mbahej mbledhja dhe kishin filluar ta provokonin sigurimin e zotit Ruecker dhe të gjeneralit Marnhac. Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë nuk kanë pësuar lëndime. Një ushtar i KFOR-it ishte goditur me gurë, ndërsa pjesëtarët e tjerë të sigurimit kishin ndërhyrë për ta mbrojtur atë. Nuk ka pasur të plagosur rëndë. Raportohet se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri.
XS
SM
MD
LG