Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Policia e Irakut ka njoftuar se një sulmuese vetëvrasëse me bombë ka aktivizuar një sasi të madhe eksplozivi dhe ka vrarë së paku 16 njerëz në qytetin Muqdadiya në provincën Diyala. Raportohet se 24 vetë janë plagosur. Sipas policisë cak i sulmit kishin qenë anëtarët e një grupi kryengritës sunit, që aktualisht ka filluar të veprojë së bashku me forcat e sigurisë kundër al-Kaidës. Në Irak, sulmet vetëvrasëse të kryera nga femrat janë të rralla.
XS
SM
MD
LG