Ndërlidhjet

logo-print

VARNA:"RAPORTI DO TË DISKUTOHET MË 19 DHJETOR"


Brendon VARNA, zëdhënës i OKB-së

RADIO EVROPA E LIRË
Sekretari i përgjithshëm e ka marrë raportin e Treshes për statusin e Kosovës. Çfarë është përmbajtja e tij?

BRENDON VARNA
Në këtë pikë, Sekretari i përgjithshëm posa e ka marrë raportin dhe ai nuk ka pasur kohë ta lexojë. Ai pret që këtë ta bëjë gjatë uikendit dhe ta dërgojë një kopje të dielën mbrëma në Këshillin e Sigurimit. Pra, në këtë pikë, unë nuk e dijë se çfarë përmbajtje ka raporti. Ne posa e morëm atë.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë lloj të veprimtarive do të shohim gjatë ditëve të ardhshme lidhur me statusin e Kosovës?

BRENDON VARNA
Së pari Këshilli i Sigurimit duhet ta marrë raportin nga Sekretari i përgjithshëm, e pastaj Këshilli më 19 dhjetor do ta shqyrtoj çështjen e Kosovës. Sekretari i përgjithshëm do të marrë pjesë në këtë mbledhje, për të dëgjuar se çka ka secili për të thënë për këtë çështje dhe i mbetet Këshillit të Sigurimit që të marrë vendim.

RADIO EVROPA E LIRË
Shumica e vendeve perëndimore thonë se procesi i negociatave ka përfunduar. Çka mund të pasojë?

BRENDON VARNA
Mendoj se Këshilli i Sigurimit është e vetmja trupë që do ta përcaktojë statusin e Kosovës. Në këtë pikë, ne duhet të presim deri më 19 dhjetor, që çështja të kalojë atje dhe do të shohim se çka do të vendosin ata të bëjnë si organ.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të pritet që në këtë takim më 19 dhjetor të diskutohet dhe të votohet për një rezolutë të re për Kosovën?

BRENDON VARNA
Ajo që definitivisht do të ndodhë janë diskutimet. Sa i përketë vendimit, nuk mund ta parashikojë të ardhmen. Nuk e dijë se çka do të bëhet.

Intervistoi: Fatmir BUJUPI
XS
SM
MD
LG