Ndërlidhjet

NJU JORK


Raporti për Kosovën, që mbrëmë iu dorëzua sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, nuk bënë rekomandime për rrugën që duhet ndjekur për të lëvizur përpara. Agjencitë e lajmeve informojnë se në raport, pos tjerash, shkruan se "pas 120 ditësh të negociatave intensive, palët nuk ishin në gjendje të arrijnë marrëveshje për statusin e Kosovës". Pastaj, anëtarët e Treshes shkruajnë se "kjo është për keqardhje, pasi zgjidhja me negociata është në interesin më të mirë të të dy palëve". Në këtë aspekt, në raport, pos tjerash, theksohet se "asnjëra palë nuk ishte e gatshme të bëjë lëshime në çështjen themelore të sovranitetit".
XS
SM
MD
LG