Ndërlidhjet

BRUKSEL/NJU JORK


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha mbrëmë në Bruksel se negociatat ndërkombëtare për të ardhmen e Kosovës kanë përfunduar. "Procesi është në fund, kjo është shumë e qartë" tha ajo dhe shtoi se "kjo do të thotë se ne duhet të lëvizim në hapin tjetër". Sipas saj, "nuk do të ndihmonte nëse shtyhen vendimet që duhet të merren, sado që të vështira mund të jenë". Nga ana tjetër, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin mbrëmë u shpreh se Moska do të kërkojë vazhdimin e negociatave. Mëtutje ai u shpreh pozitivisht për arritjen në 120 ditët e negiociatave:
- 120 ditë nuk është kohë aq e gjatë, prandaj është mahnitëse se sa shumë treshja, duke punuar së bashku me palët, ia doli të arrijë, tha zoti Çurkin dhe shtoi se Treshja "ishte më produktive për 12 ditë se sa që u bë brenda 15 muajve të procesit të mëparshëm të udhëhequr nga zoti Ahtisaari".
XS
SM
MD
LG