Ndërlidhjet

MANAMA, BAHREJN


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts tha sot se Irani paraqet kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe për Lindjen e Mesme, përkundër raportit të fundit të shërbimeve amerikane të zbulimit, që thotë se Teherani e ka ndalur programin e armatimit bërthamor para katër viteve. Gjatë një fjalimi në Konferencës rajonale të sigurisë në Bahrejn, zoti Gejts tha se Irani vazhdon ta pasurojë uraniumin dhe ende ka kapacitete për rifillimin e programit të armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG