Ndërlidhjet

BRUKSEL/NEW YORK


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha mbrëmë në Bruksel se negociatat ndërkombëtare për të ardhmen e Kosovës kanë përfunduar. "Procesi është në fund, kjo është shumë e qartë" tha ajo dhe shtoi se "kjo do të thotë se ne duhet të lëvizim në hapin tjetër". Sipas saj, "nuk do të ndihmonte nëse shtyhen vendimet që duhet të merren, sado që të vështira mund të jenë". Nga ana tjetër, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin mbrëmë u shpreh se Moska do të kërkojë vazhdimin e negociatave.
Sot, kryeministri serb kërkoi vazhdim të bisedimeve për statusin e Kosovës, duke shtuar se Serbia është e gatshme menjëherë të fillojë me negociata. ''Serbia dëshiron të negociojë, dhe është e domosdoshme që përmes bisedimeve të reja të gjindet zgjidhje politike dhe demokratike për Kosovën", tha Voisllav Koshtunica.
XS
SM
MD
LG