Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ligjëvënësit demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar hetime lidhur me çështjen nëse e ka shkelur ligjin CIA pasi asgjësoi videot ku shihet hetimi i të dyshuarve për terrorizëm. Shefi i CIA-s, Michael Hayden tha se shiritat ishin shkatërruar në vitin 2005, pasi më nuk përmbanin informacione të vlefshme zbulimi dhe paraqesnin rrezik për agjentët e involvuar. Hayden ka hedhur poshtë pohimet se të dyshuarit i ishin nënshtruar keqtrajtimit ilegal.
Unioni amerikan për të drejtat civile dhe grupe për të drejtat e njeriut kanë akuzuar CIA-n se ka shkatërruar video incizimet për t'i fshehur dëshmitë e torturës së mundshme.
XS
SM
MD
LG