Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Raporti për Kosovën, që mbrëmë iu dorëzua sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, nuk bënë rekomandime për rrugën që duhet ndjekur për të lëvizur përpara.
Në raport thuhet se pas 120 ditësh të negociatave intensive, palët nuk ishin në gjendje të arrijnë marrëveshje për statusin e Kosovës. Pastaj, anëtarët e Treshes shprehin keqardhje pasi ''zgjidhja me negociata është në interesin më të mirë të të dy palëve". Në raport, pos tjerash, thuhet se "asnjëra palë nuk ishte e gatshme të bëjë lëshime në çështjen themelore të sovranitetit".
Më tej Treshja thotë se palët kanë biseduar për një spektër të gjërë opcionesh, siç janë pavarësia e plotë, pavarësia e mbikqyrur, ndarja territoriale, autonomia substanicale dhe konferedata.
Treshja thotë se ruajtja e paqës në rajon dhe shmangia nga dhuna kaë rëndësi të madhe, dhe rrjedhimisht pret që palët tu përmbahen premtimeve të tyre. Në fund shprehet bindja se zgjidhja e statusit të Kosovës do ti kontribuojë realizimit të aspiratave të të dyja palëve.
XS
SM
MD
LG