Ndërlidhjet

PRAGË


Çekia është duke punuar që pavarësina e Kosovës të mos bëhet në mënyrë të pakontrolluar ndonëse shpalljen e pavarësisë pa vendim të Keshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk e sheh si ndonjë zgjidhje të lumtur, ka deklaruar ministri i jashtëm Karel Shvarcenberg.
Megjithatë, shefi i diplomacisë çeke ka shprehur dyshimin se Këshilli i Sigurimit mund të marrë një vendim të tillë.
Zyrtarët në Pragë kanë thënë më herët se Çekia nuk do ta njohë e para, por nuk do të jetë as vendi i fundit që do ta njohë pavarësinë e Kosovës, nese ajo do të shpallej në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG