Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ndërsa nesër edhe zyrtarisht përmbyllet faza shtesë e negociatave për statusin e Kosovës, Ekipi Negociator sot ka dalë me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës zotohet se tani do të kaloj në fazën e vendimeve për statusin e Kosovës, por vendime këto të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë që zyrtarë të partive më të mëdha parlamentare thonë se shpallja e koordinuar e pavarësisë së Kosovës do të jetë hapi i dytë pas konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit.
XS
SM
MD
LG