Ndërlidhjet

LONDËR


Situata në Kosovë është e rrezikshme dhe kërcënon të shpërthejë, ka deklaruar gjenerali britanik Majk Xhekson, që kishte kryesuar forcat e KFOR-it në vitin 1999.
"Është e qartë se shqiptarët e Kosovës presin pavarësinë, gjë të cilën Beogradin e refuzon dhe rrjedhimisht nuk duhet nënçmuar rrezikshmërinë e situatës", ka deklaruar Majkël Xhekson.
"Nuk besoj se serbët janë aq të krisur për të bërë invazion në Kosovë, ku do të ballafaqoheshin me KFOR-in, por druaj nga dhuna ndëretnike dhe rrjedhimisht duhet dërguar përforcime për KFOR-in", ka thënë për gazetën "Dejli Telegraf", gjenerali Majkël Xhekson.
XS
SM
MD
LG