Ndërlidhjet

BERLIN


Bashkimi Evropian do ta njohë pavarësinë e Kosovës, shpejt pas shpalljes së pavarësisë nga Prishtina, ka deklaruar diplomati gjerman Volfgang Ischinger. Ischinger, i cili ka qenë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet shtesë tha sot për mediat gjermane se Unioni do ta marrë vendimin rreth Kosovës në ditët në vijim.
Ischinger shtoi se Kosova nuk do jetë një shtet sovran si Gjermania apo Franca, pasi do vazhdojë të jëtë nën mbikqyrje të ndjeshme ndërkombëtare.
"NATO-ja do të vazhdojë të mbajë trupa në Kosovë dhe do kemi një prani ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara ose Bashkimit Evropian. Do të jetë një pavarësi e mbikqyrur ndërkombëtarisht", tha Ischinger për mediat gjermane.
XS
SM
MD
LG