Ndërlidhjet

SOFJE


''Bashkimi Evropian duhet fuqishëm të deklarojë se shembulli i Kosovës është unik dhe në asnjë mënyrë nuk do të krijojë precedent'', u ka thënë ministri i jashtëm i Bullgarisë Ivajlo Kalfin kolegëve të tij evropian gjatë takimin në Bruksel, njoftoi sot Ministria e Jashtme e këtij vendi. Mëtutje zoti Kalfin ka thënë se propozimi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisari për pavarësi të mbikqyruur për Kosovën ''mbetet e vetmja mundësi që garanton procesin politik në Kosovë''.
Ai theksoi edhe domosdoshmërinë që ''institucionet e Kosovës të garantojnë një shoqëri multi-etnike, multi-kulturore dhe demokratike''.
XS
SM
MD
LG