Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË/BEOGRAD


Arben Qirezi, këshilltar i kryeministrit Agim Çeku tha sot se ''Kosova nuk është pronë e Serbisë'', dhe paralajmërimi se këtë çështje do ta paraqesin në Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi, vetëm e tregon qasjen e tyre ndaj popullit të Kosovës.
Mëtutje zoti Qirezi tha se ''pavarësia e Kosovës është çështje e vullnetit të popullit të Kosovës, është çështje e konsensusit të gjërë ndërkombëtar që Kosova të jetë shtet i pavarur në Ballkanin Perendimor dhe hapat e këtillë nga Serbia nuk mund ta parandalojnë Kosovën që të bëhet shtet i pavarur'', tha Arben Qirezi.
Mbrëmë presidenti Boris Tadiq tha se Serbia do të përpiqet ta bllokojë deklarimin e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
''Ne duhet të bëjmë çdo gjë për ta parandaluar pavarësinë e Kosovës, në mënyrë paqësore dhe të planifikuar mirë'', i tha Boris Tadiq televisionit shtetëror të Sërbisë.
XS
SM
MD
LG