Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush tha sot se aktivitetet bërthamore të Iranit paraqesin kërcënim për paqën në botë. Duke folur gjatë vizitës së presidentit italian Giorgio Napolitano në Shtëpinë e Bardhë presidenti Bush tha:
''Irani është i rrezikshëm, dhe se ata do të jenë edhe më të rrezikshëm nëse mësojnë se si të bëhet pasururimi i uraniumit.
Andaj pres një bashkëpunim me presidentin italian për të spjeguar strategjinë tonë dhe të diskutojmë për gjetjen e mënyrave të punës së përbashkët me qellim që kjo të mos ndodhë për hir të paqës në botë'', tha Bush.
Presidenti italian tha se ai dhe presidenti Bush kanë shkëmbyer shqetësime të njejta ''përfshirë edhe kërcënimin serioz të armatimin-berthamor të Iranit''.
XS
SM
MD
LG