Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë me kujdes krijimin e zgjidhjes për statusin e Kosoves dhe t'i ofrojë Serbisë perspektivën e kandidatit për pranim ne BE, tha sot ministri i jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel. Mëtutje, në një intervistë për agjensinë Rojters, zoti Rupel, vendi i të cilit prej një janarit e merr presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian, tha se procesi i Kosovës kah pavarësia nuk duhet të jetë i shpejtë, pasi BE-së i duhet një rrugë graduale për të mbetur unike.
''Mendimi i ministrave të BE-së është se ne duhet të lëvizim ngadalë dhe racionalisht'', tha ai dhe shtoi se ishte i inkurajuar me faktin se liderët e Kosovës kanë premtuar se do të konsultohen me BE-në.
''Ne do të deshironim të pajtoheshim me ta për atë se si të shkohet përpara dhe të jemi të sigurtë se nuk do të ketë krizë'', tha Dimitrij Rupel.
XS
SM
MD
LG