Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pas UNMIK-ut, edhe institucionet e Kosovës kanë shprehur shqetësimin për hapjen e zyrës së Ministrisë për Kosovën në veri të Mitrovicës.
Presidenti Fatmir Sejdiu e ka quajtur këtë akt provokues, i cili përveç që shkel rezolutën 1244, është në kundërshtim edhe me marrëveshjen që Beogradi ka arritur me treshen për të shmangur dhunën dhe provokimet.
Ndërkaq, shefi i UNMIK-ut ka përsëritur se do të kërkojë udhëzime nga Nju Jorku lidhur me hapat që duhet ndërmarrë UNMIK-u lidhur me këtë cështje.
''UNMIK-u konsideron se hapja e zyrës nuk është në përputhje me kornizën ligjore në Kosovë, dhe është në kundërshtim me rezolutën 1244''. tha shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker.
XS
SM
MD
LG