Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Greqia beson se ende është herët të flitet pavarësinë e Kosovës, sepse marrëveshja për statusin ende është e mundur, ka thënë ministreja e Jashtme Dora Bakoyannis. "Ende është tepër herët të flitet për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e mundshme të kësaj pavarësie", tha Bakoyannis për gazetën Veçernje Novosti.
"Sidoqoftë, Greqia konsideron se Bashkimi Evropian duhet të jetë i pranishëm në Kosovë, jo vetëm përmes KFOR-it, por edhe diplomatikisht dhe politikisht", ka thënë Bakoyannis.
Sipas saj, rezoluta 1244 paraqet bazë të mjaftueshme për dërgimin e misionit evropian në Kosovë.
Është "shumë me rëndësi që BE të jetë i pranishëm në Kosovë dhe të marrë përgjegjësinë, sepse Kosova është çështje e Evropës", ka thënë Bakoyannis.
XS
SM
MD
LG