Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Rusia sot zyrtarisht e pezulloi pjesëmarrjen e saj në Traktatin e Armëve Konvencionale në Evropë.
Marrëveshja, që fillimisht u nënshkrua në vitin 1990 dhe u modifikua 9 vite më pas, e kufizon vendosjen e tankeve dhe armëve të rënda të llojeve të ndryshme në Evropë. Presidenti rus Vladimir Putin i shpalli planet për pezullim në korrik, duke thënë se Moska është e frustruar për shkak se vendet e NATO-s kanë refuzuar ta ratifikojnë verzionin e ri të marrëveshjes.
Vendet e NATO-s thonë se nuk mund ta ratifikojnë verzionin e ri sepse prania e trupave ruse në Gjeorgji dhe Moldavi e cënon marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG