Ndërlidhjet

HAGË


Tribunali i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar me 30 vjet ish gjeneralin e serbëve të Bosnjes, për shkak se kishte urdhëruar bombardimin e Sarajevës dhe terrorizimin e qytetarëve të saj gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995. Gjykatësit e shpallën fajtor 65 vjeçarin Dragomir Millosheviq, për përgjegjësi për terror, vrasje dhe sulme ndaj civilëve nga trupat e njësitit të tij në forcat paramilitare serbe të Bosnjes.
Prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG