Ndërlidhjet

ROMË


Uniteti i Evropës është parakusht për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, në këtë fazë vendimtare të përcaktimit të statusit të Kosovës, tha zëvëndës ministri i Jashtëm italian, Famiano Kruccaneli.
"Evropa duhet t'i qaset këtij procesi duke e ruajtur unitetin e saj. Në të kundërtën, situata do të dilte nga kontrolli", vlerësoi Kruccaneli në fjalimin e tij për Kosovën në Komisionin për Marrëdhënie të Jashtme në Senat italian. "Nisur nga fakti se Serbia realisht rreth 10 vjet nuk ka sovranitet mbi Kosovën", tranzicioni i Kosovës duhet të vazhdojë nën patronazhin e bashkësisë ndërkombëtare, ka thënë zyrtari italian.
XS
SM
MD
LG