Ndërlidhjet

BALI


Sekretari i përgjithshtëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon u ka bërë thirrje vendeve të botës të bien dakord për një marrëveshje mbi luftimin e ndryshimeve klimatike deri në vitin 2009, duke e quajtur çështjen "sfidë morale të gjeneratës sonë". Ban u tha ministrave të mjedisit në konferencën në Bali të Indonezisë se një marrëveshje e këtillë do të duhej të fokusohet jo vetëm në reduktimin e gazrave në atmosferë, por edhe në ndihmën e atyre që më së paku janë fajtorë për ngrohjen globale.
XS
SM
MD
LG