Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin zbatimin e planit të Martti Ahtisaarit, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.
- Ne çështjen e Kosovës e shohim si rast të veçantë. Sa u përket negociatave, kemi qenë të angazhuar në diplomaci intensive me rusët dhe evropianët dhe me vendet e interesuara në rajon. Por është një pikë ku duhet vepruar. Presidenti Bush e ka nënvizuar pozicionin tonë dhe mendoj se tash po shkojmë në pikën prej ku, ashtu si të tjerët, mendojmë si të kalojmë në zbatimin e planit të Ahtisaarit, tha mbrëmë në një konferencë për shtyp në Uashington, McCormack. Ai mëtutje u shpreh se Uashingtoni përfundimisht beson se në plan afatgjatë, ky propozim do ta shtojë e nuk do ta zvoglojë stabilitetin në rajon. Çështja e Kosovës ishte ndër temat që u diskutuan mbrëmë në takimin në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush dhe presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.
XS
SM
MD
LG