Ndërlidhjet

VJENË


Minsitrja e jashtme e Austrisë, Ursula Plashnik tha sot se liderët evropianë në samitin e Lisbonës, këtë të premte, do të japin sinjal të "fuqishëm dhe të bashkuar" për angazhimin e BE-së në Kosovë dhe vlerësoi se pavarësia e mbikëqyrur është "e vetmja zgjidhje reale".
"Mundësitë për arritjen e marrëveshjes së negociuar janë shterrë. Pavarësia e mbikëqyrur, siç ka propozuar i dërguari i OKB-së, Martti Ahtisaari, është e vetmja zgjidhje reale", tha zonja Plashnik gjatë fjalimit të saj në Parlamentin e Austrisë. Duke u shprehur për samitin e liderëve të vendeve të BE-së në Lisbonë, ajo tha se "do të jepet shenjë e fuqishme dhe e bashkuar e angazhimit evropian në të mirë të Kosovës".
XS
SM
MD
LG