Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Greqia beson se ende është herët të flitet për pavarësinë e Kosovës, sepse marrëveshja për status ende është e mundur, deklaroi ministrja e jashtme, Dora Bakoyannis. "Ende është tepër herët të flitet për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e mundshme të kësaj pavarësie", tha zonja Bakoyannis për gazetën Veçernje Novosti. Mëtutje ajo tha se "është e rëndësishme që BE-ja të jetë e pranishme në Kosovë dhe ta marrë përgjegjësinë sepse çështja e Kosovës është çështje evropiane" dhe shtoi se "rezoluta 1244 e bënë të mundshëm dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë".
XS
SM
MD
LG