Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia zyrtarisht e pezulloi pjesëmarrjen e saj në Traktatin e Armëve Konvencionale në Evropë. Marrëveshja, që u nënshkrua në vitin 1990, e kufizon vendosjen e armatimit të rëndë në Evropë. Presidenti rus Vlladimir Putin i shpalli planet për pezullim në prill të këtij viti, duke thënë se Moska është e frustruar për shkak se vendet e NATO-s kanë refuzuar ta ratifikojnë verzionin e ri të marrëveshjes. Vendet e NATO-s thonë se nuk mund ta ratifikojnë verzionin e ri sepse prania e trupave ruse në Gjeorgji dhe Moldavi e cënon marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG