Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Vrasja e djeshme e gjeneralit të ushtrisë libaneze, Francois al-Hajj dhe e truprojës së tij, është dënuar në përmasa ndërkombëtare. Zoti al-Hajj, që u vra nga shpërthimi që goditi makinën e tij në një lagje të Bejrutit, ishte kandidat kryesor për komandant të ushtrisë së Libanit, pasi konmandanti aktual, Michel Suleiman është kandidat pët postin e presidentit të Libanit. Këtë vrasje e dënuan Shtetet e Bashkuara dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Vrasjen poashtu e dënuan edhe Siria dhe Irani.
XS
SM
MD
LG