Ndërlidhjet

HELSINKI


"Zgjidhja finale për Kosovën do të shtyhet deri në fillim të pranverës" së ardhshme, tha komisionari i BE-së për zgjerim, Olli Rehn, për të përditshmen finlandeze, Uutispavia Demari. Sipas tij, "zgjidhja duhet të gjendet sepse, situtata aktuale nuk është e qëndrueshme".
Rehn i ka bërë këto komente një ditë pas vendimit të Serbisë që zgjedhjet presidenciale t'i mbajë më 20 janar.
Në reagimin e parë nga Prishtina, zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës Avni Arifi tha se koha e përcaktimit të afateve për statusin e Kosovës ka përfunuar me 10 dhjetor dhe tash duhet të shpallet pavarësia.
XS
SM
MD
LG